Beqaj: Sistemi shëndetësor ka funksionuar
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj thotë se duhen pritur hetimet për të vërtetuar nëse mjekët kanë përgjegjësi për vdekjen e 35 – vjeçares Aida Çakja.
Ndryshe nga sa pretendojnë familjarët, Beqaj mbron variantin se sistemi ka funksionuar.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë në dy reagime tha se ngjarja nuk ka ndodhur as për mosprezencë të personelit mjekësor dhe as për mungesë të mjeteve diagnostikuese apo ofrimit të shërbimit të autoambulancës.
Tv Klan