“Bëra një gabim që s’më falet, nga inati nxorra sekretet e shoqeve”
Një nënë e një djali tregoi në “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan, një ngjarje e cila solli mjaft keqkuptime dhe lëkundi një shoqëri prej 12 vitesh.
Xhensila rrëfeu se ajo po ndihej e distancuar nga dy shoqet e sa me të mira dhe në këtë periudhë filloi të afrohej më shumë më nje tjetër shoqe.
Por gabimi që ajo bëri dhe që do t’i kushtonte shumë ishte së filloi të ndante me të, sekretet e dy shoqeve të saj.
Diçka e tillë u zbulua dhe Xhensila filloi të ndihej keq për veprimin e bërë. Në përballje me shoqet e saj, ajo shprehet se ato e falën, por ajo nuk mund ta falë dot veten.
Xhensila: Në 17 Janar duhet të shkoja të operohesha, e kisha një parandjenjë që do vinin aty.
Ardit Gjebrea: Erdhën?
Xhensila: Erdhën! Atë ditë që jam operuar kanë ardhur!
Ardit Gjebrea: Nga Vlora?
Xhensila: Po nga Vlora në Tiranë!
Ardit Gjebrea: Enkas për ty?
Xhensila: Po! Tani këtu qëndron se unë bëra një gabim që s’më falet. Në kohën që isha larguar nga ato, shoqërohem me një shoqe të përbashkët tonën, qe nuk kishte marrëdhënien që kishim ne të treja. E keqja është se unë sekretet që kisha ndarë me këto shoqet, që ishin sekrete që nuk duhet të dilnin për asnjë arsye në botë. Nuk duhet të dilnin se është e kotë pastaj, s’është shoqëri. Nuk e di nga inati, nga zemërimi, nuk e di nga se erdhi, ja thashë të gjitha kësaj shoqes.
Ardit Gjebrea: Sekretet e dy shoqeve ti ja tregove kësaj shoqes së re?
Xhensila: Po!
Ardit Gjebrea: Po ç’deshe?
Xhensila: Po hë ç’desha!
Ardit Gjebrea: Kjo i mbajti?
Xhensila: Jo!
Ardit Gjebrea: Si është ajo fjala, kur s’ta mban goja jote, përse pretendon që ta mbajë goja e tjetrit!
Xhensila: Unë jam fajtore për këtë gjë, se sido që të jetë ajo një shoqe kalimtare ishte, kurse unë isha ..
Ardit Gjebrea: Ti tani e ke problemin me pasqyrën?
Xhensila: Po!
Ardit Gjebrea: Çfarë i thua vetes kur e sheh?
Xhensila: Turp i them vetes sime! Sinqerisht nuk kam fjetur me netë. Ideja ishte që unë e shkëputa këtë shoqen, e shkëputa fare se nuk e falja dot atë që më bëri.
Ardit Gjebrea: Ti nga e more vesh që ajo ju a kishte treguar të gjitha këtyre dy shoqeve?
Xhensila: Sepse m’i thanë ato.
Ardit Gjebrea: Ma trego pak atë momentin! Bobo si je ndjerë!
Xhensila: S’kishte më keq! Erdhën aty dhe unë e ndjeja diçka. Më thotë mua, nuk e di ku të ngeli qejfi aq shumë. Ishin sekretet tona, muhabetet tona, që unë të kisha thënë, nuk duhet të dilnin për asnjë arsye në botë.
Ardit Gjebrea: Çfarë i the në ato momente?
Xhensila: Më fal i kam thënë, se nuk kisha çfarë t’i thosha. Në moment më tha, unë të kam shoqe kaq vjeçare, nuk mund të të eleminoj direkt nga jeta ime. Unë të kam shoqe tha, të kam mikeshë, edhe nuk të hedh poshtë jo për fjalët që mund të thojë sepse unë e njoh atë gocën. Ajo më kishte paralajmëruar për të.
Ardit Gjebrea: Kjo të paska vrarë më shumë?
Xhensila: Kjo më ka vrarë më shumë. Unë për veten time nuk ja fal vetes, ajo ndoshta më fali me pastëri, se ashtu e ndjeu, por unë vetes time nuk ja fal. Kur kam marrë iniciativën të shkruaj tek ju, nuk e mendova dy herë, përveç faktit të emocioneve, asgje tjetër. Ashtu e ndjeva. /tvklan.al