Aksidentohet mikrobusi me nxënës
Një mikrobus që udhëtonin nxënësit e fashtrave Buzuk dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës doli nga rruga në afërsi të fshatit Vërzhezh dhe përfundoi duke u rrokullisur disa metra poshtë saj.
Nëntë prej nxënësve mbetën të lënduar dhe u dërguan menjëherë në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.
Katër prej tyre u trajtuan në spitalin e Çorovodës, 5 në spitalin e Beratit, ndërsa 16-vjeçarja Romina Kapllani u soll me helikopter në Spitalin e Traumës. Mjekët pohojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.
Aksidenti i cili për fat nuk shënoi asnjë viktimë, dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin , e për pasojë mikrobusi është përmbysur duke rënë nga 20 metra lartësi. Policia ndaloi shoferin deri në zbardhjen e plotë të aksidenti që rrezikoi jetën e nxënësve.
Tv Klan