Berat Gjimshiti debuton tek Avellino
Taulant Xhaka po merr një rol të ri te Basel. Futbollisti shqiptar dha një tjetër asist në kampionat. Mesfushori shqiptar pasoi saktësisht për Bjarnason, i cili realizoi golin e parë për Basel në fitoren 3 – 1 me Grasshopper.
Ky ishte asisti i tretë në këtë sezon për Taulant Xhakën. Basel udhëheq klasifikimin në Superligën e Zvicrës me 7 fitore në po aq javë.
Në Serie B italiane debutoi Berat Gjimshiti. Mbrojtësi luajti për Avellino në takimin me Trapani që përfundoi në barazim pa gola.
Paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.5 mediat lokale. Futbollisti i Kombëtares në përfundim të sfidës foli për zgjedhjen dhe përshtypjet e para.
Berat Gjimshiti, futbollist i Avellino:
Më foli Tramezzani për Avellino dhe unë dua të luaj. Këtë nuk e arrita tek Atalanta dhe për mua tani është e rëndësishme që luaj. Jam shumë mirë këtu dhe më ndihmuan shumë shokët e ekipit, pasi kam vetëm disa ditë këtu.
Berat Gjimshiti do të qëndrojë i huazuar për këtë sezon tek Avellino./TV KLAN