Berat Gjishiti shkon tek Avellino, ekipi i Serie B zyrtarizoi huazimin nga Atalanta


Berat Gjishiti shkon tek Avellino, ekipi i Serie B zyrtarizoi huazimin nga Atalanta

16:30 31/08/2016

Berat Gjimshiti është një lojtar i Avellino. Skuadra e Serie B në Itali bëri të ditur se mbrojtësi i Kombëtares është huazuar nga Atalanta për sezonin 2016-2017.

Mbrojtësi i Kombëtares edhe sezonin e kaluar luajti shumë pak me Atalanta, vetëm në 3 takimet e fundit kur skuadra nga Bergamo e kishte siguruar mbijetesën.

Më parë për Gjimshitin sipas mediave në Itali ishte interesuar Crotone, debutues në Serie A. Berat Gjimshtimi firmosi një kontratë prej 3 vitesh e gjysmë janarin e kaluar, pasi u cilësua si i panevojshëm te Zurich.

23-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes, por është aktivizuar edhe në krahun e djathtë. Berat Gjimshiti është pjesë e Kombëtares prej shtatorit të vitit të kaluar, por ai u la jashtë grupit që mori pjesë në finalet e Euro 2016./ TV KLAN






Të ngjashme