Berat, grabitja e udhëtarëve (10 Tetor 1999)


Berat, grabitja e udhëtarëve (10 Tetor 1999)

14:50 10/10/1999

Grabitje pas një qetësie të gjatë. Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në segmentin rrugor Berat-Rehovë tre njerëz të armatosur me maska kanë ndaluar autobuzin e linjës dhe kanë grabitur udhëtarët. Megjithëse informacioni është marrë me vonëse nga të dëmtuarit pasi fshati Rehovë ndodhet rreth 30 kilometra larg Beratit,Forcat e Policisë të këtij komisariati kanë shkuar në vendngjarje. Pas hetimeve të bluve sipas tyre grabitësit mund të jenë banorë të zonës përreth.

Mbi dy të tretat e efektivit të Policisë Berat nuk kanë besim tek sistemi i drejtësisë. Nga një statistikë e policisë beratase, rezulton se tre vitet e fundit kanë ndodhur 12 grabitje e pasojë vdekjen e njërit prej banditëve nga plumbat e policisë. Ndërkaq mbi 2/3 e efiktëve të Beratit nuk kanë besim tek sistemi i drejtësisë.

Shifra alarmante është nxjerrë nga një sondazh i një shoqate joqeveritare nga i cili rezulton se për 300 vrasjet e ndodhura në këtë Prefekturë gjatë muajve të trazirave të Marsit nuk është dënuar askush. Sipas policëve të pyetur për këtë çeshtje trinomi Prokuror-Gjykatës- Avokat manipulon provat e servirura nga blutë, duke ndarë mes tyre paratë e të akuzuarit nga Gjykata.

Mosmarrëveshjes nga strukturat e mësipërme sidomos u thelluan pas vendimit të Gjykatës së Faktit të Beratit e cila la në arrest shtëpie njërin ng dy vrasësit të një shtetasi nga fshati Sadovisë i këtij rrethi./tvklan.al






Të ngjashme