15:53 05/05/2014Ndryshe nga Tirana, në Berat komunistët ia kanë dalë. Fotoja e Enver Hoxhës ishte vendosur në qendër të homazheve të festës së 5 Majit.Këshilltari i Partisë Komuniste, Aleko Boce ishte ai që vendosi në lapidarin e dëshmorëve një portret të Hoxhës, gjatë ceremonisë në nderim të dëshmorëve.Kjo ka shkaktuar reagime midis pjesëmarrësve për homazhe, shumë prej të cilëve nuk vendosën lule dhe nuk u përkulën aty ku ndodhej kjo foto.Përkuljen para fotos së ish-diktatorit nuk është shmangur dot as Ministri i Drejtësise Nasip Naço, i cili shoqërohej nga vendorë të qarkut. Por Naço thotë se nuk e ka parë një foto të tillë dhe se nderoi Margarita Tutulanin. TV KLAN