Berat monumentet drejt shkatërrimit – (20 Shkurt 2000)


Berat monumentet drejt shkatërrimit – (20 Shkurt 2000)

22:17 20/02/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Rrezikohen vlerat dhe monumentet në Berat. Këtu jemi në kalanë e qytetit ku pika turistike e saj, e njohur për vlerat kulturore dhe monumentale tashmë e shkatërruar është shndërruar në një ngrehinë, ku reahtohen vetëm kafshët shtëpiake. Që prej ndërtimit të saj në vitin 1985, kjo pikë vizitohet nga 3 mijë turistë në vit, por viti 1997 ishte shkatërrimtar për të. Ashtu si dhe për mjaft monumente të tjera.

Problemet mbi pronësinë e ndërtesës karakteristike, e kanë lënë atë  shkrehet duke e rrënuar më shumë dita ditës. Por jo vetëm pikat monumëntale janë në rrezik në Berat. Këtu jemi pranë urës së Gorricës ku prej dy muajsh është shkëputur një masiv betony prej 10 metrash, duke rrezikuar shembjen e plotë të saj. Kjo gjendje ka vënë në rrezik trafikun e makinave por dhe të këmbësorëve. Edhe pse fondi për rregullimin e kësaj rruge është akorduar, bashkia Berat e ka zvarritur nisjen e punimeve duke rrezikuar shumë jetën e këmbësorëve por edhe të shoferëve të makinave./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme