Berat ndërtimet pa leje, rrezikohet kurora me pisha afër kalasë – (17 Mars 2001)


Berat ndërtimet pa leje, rrezikohet kurora me pisha afër kalasë – (17 Mars 2001)

15:40 17/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Sipërfaqet e gjelbëruara në Berat rrezikojnë të zhduken nga ndërtimet pa leje. Këtë fat ka pësuar dhe kurora e gjelbëruar me pisha në shpatet e kalasë shekullore të qytetit. Në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, mësuam shqetësimin e ngritur për disa kohë me radhë për ndërtimet pa leje në këtë kurorë, të cilat kapin një sipërfaqe mbi 8300 metra katror.

Këto ndërtime janë bërë kryesisht nga lëvizjet e popullsisë pa kriter, që janë shtrirë edhe në zonat muzeale të qytetit. Në këto kushte kërkohet jo vetëm ndalimi i zgjerimit të mëtejshëm të ndërtimeve pa leje, por dhe ndërhyrja e pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme