Berat përurohet ndërmarrja e veshjeve – (4 Qershor 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Është përuruar sot në qytetin e Beratit shtesa e re e ndërmarrjes së përbashkët shqiptaro-italiane të veshjeve. Rreth një miliard e gjysmë lekë janë shpenzuar për ngritjen e godinës dhe pajisjet e tjera të nevojshme. Ishte vetë Presidenti i Republikës Rexhep Meidani, i cili ka prerë shiritin e inagurimit të kësaj ndërrmarje.
Është kënaqësi të shkosh atje ku punësohen njerëz tha Presidenti Meidani. Mendoj tha ai se kështu ne po projektojmë atë të ardhme që duam të gjithë. Në ndërrmarjen e veshjeve në Berat janë punësuar 250 gra e vajza beratase. Investimi i fundit i palës shqptare dhe italiane, krijon mundësinë që së shpejti numri i punonjësve të dyfishohet, duke rritur dhe gamën e prodhimeve./tvklan.al
Gazetare – Mimoza Picari