Berat, rikonstruksion i ambulancave – (15 Shkurt 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Atë që s’po e bën dot shteti janë shoqatat jo qeveritare, ato që po i ndryshojnë faqen qendrave ambulatore. Berati, Kuçova, Ura Vajgurore kanë kohë që vuajn gjendjen e mjerueshme, kushte jo shumë të përshtatshme për pacientët dhe mjekët por edhe më e domosdoshmja mungojnë mjetet.
Një shoqatë franceze e cila vepron në shqipëri që nga fluksi Kosovar, ka marrë përsipër rehabilitimin e qendrave ambulatore në qytetin e Beratit. Në një kohë mjaft të shkurtër ka përfunduar rkonstruksioni i ambulancës në Kuçovë dhe i Urës Vajgurore.
Prespektiva e kësaj shoqate ëshë ndërhyrja edhe në rrethin e Skraparit, pasi ndjehet mungesa e qendrave ambulatore, të cilat e bëjnë mjaft problematike gjendjen dhe kurimin shëndetësor në këto zona./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti