Berat, varrezat kthehen në kullotë
Mos zgjidhja e çështjes së privatizimit mes Bashkisë së Beratit dhe pronarëve të tokës që do të shërbejë për zgjerimin e varrezave të qytetit, ka bërë që ato të ngelen të parrethuara dhe në rrezik të vazhdueshëm.
Vjedhjet dhe dëmtimet janë problemet me të cilat përballen qytetarët që kanë njerëzit e shtrenjtë që prehen në varrezat që ndodhen në hyrje të qytetit. Nga ana e hyrjes varreza e quajtur “varreza e Suelasit” është krejtësisht e hapur dhe e parrethuar, por si të mos mjaftonte kjo në hapësirën mes varrezave dhe tokës mund të shohësh edhe ndonjë dele që kullot e qetë.
Pamjet e pahijshme tregojnë se si nga mungesa e rrethimit qivuret dhe mund të dëmtohen. Nga ana e tyre qytetarët ndihen në faj që kalojnë në mes të varrezës.
tvklan.al/ M.Sejdini