Bëri 3 herë burg dhe më pas…
Historia e 63-vjeçares, Fatime Fregjaj është sa e vështirë, aq edhe e dhimbshme. Në programin “Historia ime”, ajo ka treguar se babai e ka dhunuar vazhdimisht, e ka detyruar të martohet kur ishte 16 vjeç. Më pas ka kërkuar ndarjen e saj nga bashkëshorti sepse e kishte shitur tek një tjetër familje për 50 mijë lekë.
Në studio, Fatime ka treguar se ka qenë 3 herë në burg dhe është internuar për sjellje të padenjë në shoqëri. Nga martesa e saj e fundit, ajo ka 4 fëmijë. 63-vjeçarja ka rrëfyer motivet që e çuan në burg, por edhe kalvarin e vuajtjeve për shkak të babait.
Fatime: Unë gjuajta atë se goditi vajzën e saj, më erdhi keq se ajo fëmijë i sëmurë si po i binte. Ajo e bëri problem. Më pas, ajo kishte probleme me një shitëse aty, për punë të një x personi.
Mirela Milori: Për çfarë akuze re në burg?
Fatime: Për plagosje.
Mirela Milori: Kë plagose?
Fatime: Shitësen, për punë të kësaj.
Mirela Milori: Sa burg bëre kësaj radhe?
Fatime: 3 vjet në Kosovë.
Pas daljes nga burgu, Fatime tregon se u internua sërish në Shllak.
Mirela Milori: Kur vjen martesa në të cilën ti ke dhe 4 fëmijë? Kush të prezantoi?
Fatime: Një grua që kisha në burg. Por se dija që ishte i sëmurë.
Mirela Milori: Ti martohesh dhe krijon familje?
Fatime: Po!
Mirela Milori: Ti u kujdese dhe për babain me të cilin nuk kishe shkuar kurrë mirë në jetë?
Fatime: Po! Më thoshte në rrugë kryqe vdes dhe në duart e tua nuk vdes, por në duart e mia vdiq.
Mirela Milori: Në duart e tua?
Fatime: Po!
Mirela Milori: Një marrëdhënie e vështirë, por tek e fundit u bëre vajzë për babain tënd pavarësisht të gjithave. E pate të lehtë?
Fatime: I hodha mbas shpine!/tvklan.al