Berisha: Aksidenti ndaj biznesmenit, përpjekje për ta vrarë


Berisha: Aksidenti ndaj biznesmenit, përpjekje për ta vrarë

20:05 10/09/2016

Rrahjen barbare të biznesmenit e ka komentuar edhe ish – Kryeministri Berisha. Ai thotë se aksidenti ndaj biznesmenit ishte një përpjekje për të vrarë atë dhe për të larguar kompaninë e madhe që ai përfaqëson nga Shqipëria.

Berisha thotë se ata të cilët i organizuan vrasjen me aksident automobilistik janë eksponentë të mafies qeveritare, të cilët kishin dalë në pritë për t’i marrë jetën një njeriu, që me përkushtim të jashtëzakonshëm ka punuar për realizimin e projektit më të madh të investimit prej 1.5 miliardë euro në turizëm në Gjirin e Lalzit në Shqipëri.

Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt, Berisha i bën thirrje Prokurorisë së shtetit me urgjencë të vendosë para ligjit autorët e këtij krimi të shëmtuar.

Tv Klan






Të ngjashme