Berisha: Akt i dënueshëm ndëretnik


Berisha: Akt i dënueshëm ndëretnik

23:37 03/07/2016

Vrasjen e fëmijës 4 – vjeçar e ka dënuar ish – Kryeministri Sali Berisha.

Në rrjetet sociale, Berisha shkroi se u bën thirrje autoriteteve maqedonase të ndëshkojnë me të gjithë rreptësinë e ligjit autorin e këtij akti të rëndë primitiv e çnjerëzor, duke e quajtur atë një krim të shëmtuar ndëretnik.

Ka reaguar edhe Partia Demokratike, që në një njoftim zyrtar dënon ngjarjen e rëndë.

“Ligji duhet të funksionojë me ashpërsi, për të mos lejuar që ngjarje të tilla të përsëriten “ –

thuhet në reagimin e PD-së.

Tv Klan






Të ngjashme