Berisha: Alternativat e Ramës janë droga, plehu e helmi
Plehu, helmi, droga dhe prostitucioni janë alternativa e vetme e Edi Ramës, kështu u shpreh ish – Kryeministri Sali Berisha në Kuvend, që e konsideroi fjalën e mbajtur nga Rama për miratimin e ligjit të mbetjeve, si ligjëratën më të gënjeshtërt.
“Kur nxjerr gënjeshtra për një gjë fshiji buzët se të ka ngel edhe në buzë, në plehra futet edhe haleja, se e ke plot me to me këto që u the shqiptarëve
”, tha Berisha.
Ish – Kryeministri numëroi deklaratat që kreu aktual i qeverisë kishte bërë kundër importit të mbetjeve kur ishte në opozitë ndërsa theksoi se
“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare kur vendi ka tonelata plehra rrugëve”.
Më tej, Berisha tha se kjo e ka një shpjegim.
“Si ka mundësi që ky njeri që e quante akt tradhtar ligjin për plehrat, e kapërdin sot? Mundësia është vetëm një: 4 milionë euro rryshfet dhe kjo është vetëm dora e parë. Ty të ka blerë mafia!”
Berisha foli edhe për miratimin e këtij ligji në kohën kur ai ishte në qeveri.
“Analizuar në retrospektivë unë besoj se nuk duhet të kisha bërë atë veprim e them këtë sepse unë konstatoj pse e bëra veprimin, isha i bindur se do kontrollonim çdo gjë se do jepnim vendim qeverie rast pas rasti për të drejta importi. Por duke konstatuar këtë që ndodhi në 2014 që doganat kanë futur kundër ligjit 335 mijë tonë, nuk e përjashtoj dhe dal me rishqyrtim qëndrimit tim, absolutisht
“, tha Berisha./tvklan.al