Berisha apel shqiptarëve të Maqedonisë


Berisha apel shqiptarëve të Maqedonisë

17:22 28/09/2018

“Një ngjarje historike për Maqedoninë e Veriut!”

Kështu e quan ish-kryeministri Sali Berisha referendumin për emrin që mbahet të dielën në këtë vend.

“Të dielën qytetarët e Maqedonisë së Veriut do votojnë në një referendum popullor për emrin e ri të vendit tyre, por në fakt mbi të gjitha votojnë për të ardhmen e tyre europiane dhe euro-atlantike”

– shkruan Berisha.

Ai u bën thirrje qytetarëve me origjinë shqiptare, të marrin pjesë dhe të votojnë PRO në këtë referendum,

“si një shans i vërtet historik për te firmosur me votën e tyre për të ardhmen më të shkëlqyer për veten, fëmijët dhe të vendit të tyre, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Europian!” – shkruan Berisha.

Tv Klan






Të ngjashme