Berisha: Bashkëpunëtori i drejtësisë N.GJ, i denjë për filmat e mafias
Berisha: Bashkëpunëtori i drejtësisë N.GJ, i denjë për filmat e mafias
Shpërndaje
22:26 03/02/2014Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë faqen e tij zyrtare në Facebook një përmbledhje të historisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë N.GJ, që sipas tij është e denjë për filmat e mafias. Sipas Berishës, 17 ditë më parë, një bashkëautor në vrasjet me tritol u prish në pazare me bosin e tij në vrasje dhe ky i fundit e kërcënon me ligjin e mafias. Pas kësaj, N.Gj, vendos të denoncojë bosin e vet.Sipas Berishës ai vrapoi tek Prefekti i Fierit ku tregoi planin për ekzekutimin e biznesmenit durrsak të naftës P.B.Por ish-kryeministri shkruan se Prefekti e ka përcjellë me fjalët: unë nuk mbroj dot veten time jo të të mbroj ty". Sipas Berishes, N.Gj kishte frikë të denonconte në policinë e Fierit dhe të Vlorës, ndaj u paraqit në policinë e Durrësit, por edhe aty I.K kishte lidhje të forta në këtë drejtori. N.GJ u përcoll edhe nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme si zv.Drejtori i përgjithshëm i Policisë dhe dy të tjerë. Vendimi ishte marrë që të mos pranohej dëshmia e tij.I penduari është dëgjuar me kujdes vetëm në një gazetë të përditshme dhe vetëm pas 13 ditësh policia e merrte në telefon për të dhënë edhe një herë tjetër dëshminë.Sipas Berishës, Rama dhe ndihmësi i tij për rrahnin gjoksin për megaoperacionin që në fakt ishte bllokimi për 13 ditë i dëshmisë së N Gj dhe largimi nga Shqipëria i dy ndërmjetësve më kryesore midis porositësve dhe ekzekutorëve të vrasjeve me pagese nga J S dhe grupi i tij.