Berisha: Çfarë fshihet prapa fushatës së fundit të sulmeve të ulta të llum-kazanit!
Ish-kryeministri Sali Berisha në një shkrim në faqen e tij në rrjetin social Facebook, tregon se çfarë fshihet pas sulmeve që ka bërë sipas tij kryeministri Edi Rama që kur Komisioni Europain rekomandoi hapjen e negociatave, ka nisur një sulm kundër opozitës.
Statusi i plotë:
Të dashur miq, që ditën e dorëzimit të raportit pozitiv të Komisionit Europian në Tiranë nga Përfaqesuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politiken e Jashtne, zonja Mogherini, madje bash në prani të saj, me një fytyrë anksioze të vrerosur si Edvin Kristaq Rama, llum-kazani në krye të qeverisë shpërtheu me një gjuhë rrugaçi jo vetëm kundër opozitës, e cila ka lobuar fort për rekomandimin pozitiv, por edhe ndaj deputetëve të huaj që kishte takuar opozita në Berlin. Ndokush mendoi se ky shpërthim, kjo vrerosje dhe gjuha e rrugaçit që përdori në konferencën e përbashkët për shtyp lidhej me faktin se Përfaqesuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, zonja Mogherini absolutisht në asnjë rast të vetem në fjalën e saj nuk përmendi fjalën qeveri dhe nuk paraqiti rekomandimin si frut apo meritë të qeverisë por në mënyrë të përseritur u shpreh se kjo ishe frut i një pune mbi dhjetëvjeçare të shqiptarëve.
Të tjerë që vune re çakërdisjen dhe dihatjen e Ramës në atë konferencë shtypi, e lidhen me faktin se raporti i KE i këtij viti, pavarësisht nga rekomandimi pozitiv është qartësisht me kritik se sa ai i vitit 2016, në të cilin nga Komisioni Europian duket u injorua totalisht fakti i mbjelljes së dhjetëra milionë bime kanabis në të katër anet e vendit dhe rreziku i dhunimit të zgjedhjeve, u rekomandua hapja e negociatave, rekomandim që mbeti në klasë për shkak se, në vleresimin e vendeve anëtare, ai raport nuk bindi vendet anëtare sepse nuk shprehte realitetin shqiptar pasi Shqipëria nuk plotësonte kushtet, ndaj dhe negociatat nuk u hapën.
Këto sigurisht që e merzitën jo pak Ramen por shkaku i vërtetë i xhindosjes dhe shpërthimit të llum-kazanit, që nga dita e dorëzimit të raportit ne konferencen e shtypit te perbashket me zonjën Mogherini dhe në vazhdim, qëndron:
Së pari në faktin se Komisioni vërtët rekomandoi hapjen e negociatave, por ashtu siç e tha publikisht, dhe me të drejtë mendoj unë, në sallën e Parlamentit Europian presidenti i Komisionit Europian, Juncker, ai rekomandim bëhej parësisht për arsye gjeo-strategjike dhe paqe, me konkretisht sipas tij për të parandaluar një konflikt si ai i viteve 90 në rajon dhe, së dyti, Edvinit dhe Ditziut të tij u është thënë troç dhe në menyrë të përseritur se deri tani janë jo dy vende, pra Franca dhe Gjermania, siç i tha në konferencë shtypi gazetarja e Financial Times në Strasburg zonjës Mogherini, por katër vende të Bashkimit Europian kundër ose hezituese për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Këto vende janë kundër jo se nuk i duan shqiptarët apo Shqiperinë por ato nuk mund të pajtohen me narkoqeverinë e Edvin Kristaq Ramës sepse ajo ka instaluar:
– Narkoshtetin, në të cilin kryeministri, vellai Olsi, ministrat janë baronët kryesor të drogës dhe ka
– shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Europës
– në vendin e tregtisë se madhe të kanabisit, kokainës, heroinës dhe
– në vendin, që sipas DASH është qendër operacionale rajonale e krimit të organizuar
Këto vende hezitojne apo janë qartas kundër hapjes së negociatave sepse për ato Shqiperia është
– vendi i eksodit masiv, qytetarët e të cilit renditen të parët në Europë për kerëkesat për azil politik dhe herë herë në Gjermani dhe Francë zënë vendin e parë në botë për këto kërkesa
– është vendi i blerjes masive të votës
– vendi ku reforma në drejtesi është hedhur në erë dhe ku kryeprokurori është zgjedhur, siç shkruan në raportin e saj Freedom House, në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, falë kësaj dhe terrorit me kontrollin qeveritar të vettingut
– është vendi ku kreu i ekzekutivit është njëkohësisht kryegjykatësi dhe kryeprokurori i vendit dhe përdor drejtesinë si shpatë të partisë për të bërë gjahun e shtrigave ndaj opozitës dhe kundërshtarëve politikë dhe ka shndërruar Shqiperinë në
– vendin e të rrëmbyerve dhe të burgosurve politikë
– vendin ku lidhjet me trafikantë, vrasës dhe banditë janë kriter për t’u bërë ministër, mbiministër, gjykatës, prokuror, zyrtar i lartë i të gjitha niveleve
– në vendin në të cilin në 4 vitet e fundit, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit janë vjedhur në tendera dhe konçesione 3.2 miliardë euro. Me një fjalë Shqipëria nuk ploteson në realitet asnjë standart dhe, krahasuar me dy vjet më parë ka bërë një hap përpara dhe dy hapa mbrapa, vërtet është mbjelle më pak kanabis në parcela, por tregtia e drogës këtë vit është katërfishuar krahasuar me një vit më parë etj.
Të gjitha këto u janë thënë në sy në rrugë diplomatike madje disa syresh edhe publikisht llum-kazanit dhe Ditziut të tij. Pikërisht për të mbuluar llumin ku Edvini ka zhytur Shqipërinë, i bindur se rekomandimi i vitit 2018 mund të ketë të njejtin fat me atë të vitit 2016, llum-kazani shpërtheu vetë dhe me të gjithë puthadorët, horrat dhe prostitutat e tij politike ndaj deputetë e dhe personaliteteve të këtyre vendeve, njëlloj si dikur babai i tij shpirtë or Enver Hoxha ndaj agjentë e imperialistë, duke dëmuar kështu fytyrën e tij të vëtetë prej një halabaku politik dhe dëmtuar rëndë interesat e Shqipërisë”, shkruan Berisha. /tvklan.al