Berisha: Daul skeptik për negocitat, shkak çështja Xhafaj
Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se gjatë mbledhjes së Asamblesë Politike të Partisë Popullore Evropiane në Varshavë, Presidenti Josef Doul është shprehur se po e ndjek nga shumë afër qeverinë shqiptare, për shkak të përfshirjes së ministrit të Punëve të Brendshme në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar.
Sipas Berishës, Daul ka thënë se “
nëse nuk përmbushen principet e zbatimit të ligjit, nuk shoh se si mund të ketë një përgjigje positive për hapjen e negociatave me Shqipërinë”.
E pyetur për këto deklarata, zyra e kreut të PPE-së tha se nuk bën komente mbi diskutime të zhvillura brenda partisë.
Tv Klan