Berisha: Del e vërteta! Edvin Rama tradhëtar i kombit!


Berisha: Del e vërteta! Edvin Rama tradhëtar i kombit!

18:59 10/02/2018

Pavarësisht se Ministria e Jashtme shqiptare mohon të ketë një marrëveshje përfundimtare për detin, ish-kryeministi Berisha thotë se shtypi grek i çorri maskën e tradhëtisë kombëtare Edi Ramës.

Sipas tij, pas një trillimi grek se marrëveshja e mëparshme ka patur disa gabime metodologjike, gazeta greke e specializuar në fushën e energjisë informon pikërisht atë që opozita ka denoncuar këto javë disa herë, faljen nga Rama të fushave më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe.

Berisha u bën thirrje shqiptarëve

“të përgatiten për të mbrojtur me të gjitha mjetet integritetin territorial të Shqipërisë dhe për t’i ofruar sketerrën që meriton Edvin Kristaq Ramës, për aktin e tij të tradhëtisë së lartë kombëtare”.

Tv Klan






Të ngjashme