Berisha denoncon ‘bisedën e errët’ të Ramës me të ‘dërguarin e Tahirit’
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar pasditen e së martës “bisedën e errët” të Kryeministrit Edi Rama me biznesmenin Gaz Demi, të cilin e quan ndërmjetës të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Punonjësi dixhital informon se sot në zyrën e tij, Edvini pati një takim me Gaz Demin, ndërmjetësin famoz, me të cilin Saimir Tahiri kërcënoi natën e Opinionit Ramën për publikimin, në rast se do ta lëshonte, te 5 dosjeve kundër tij dhe narko-pushtetarëve të tjerë”, tha Berisha në një postim në rrjetet sociale. Ai shton se “në rast se dihet se Gazi sot ishte përsëri i dërguari i Saimirit, biseda e zgjatur e tij me Ramën mbetet e erret!” Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi autorizim nga parlamenti për arrestimin e deputetit Socialist Saimir Tahiri, por Kuvendi me votat e socialistëve i dha leje vetëm për vazhdimin e hetimit dhe kontrollin personal dhe të banesës. /tvklan.al