
Berisha denoncon: Vrasësi jep 100 mijë Euro dhe bëhet drejtor tek Aviacioni Civil
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar emërimin e një personi me precendet kriminal në postin e drejtorit të Aviacionit Civil.
Në postimin e tij, Berisha shkruan se u zhvillua një konkurs fals për këtë post, dhe që u “fitua” nga një person i dënuar më parë për vrasje.
Ish-Kryeministri thotë se personi në fjalë quhet Krislen Kerri. Berisha akuzon ministrin e Energjetikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, për të cilin thotë se ka marrë 100 mijë Euro ryshfet për ta emëruar si drejtor të Aviacionit Civil.
Denoncimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Gjiknuri merr 100 mije euro ryshfet dhe emeron vrasesin drejtor ne Aviacionin Civil!
Lexoni mesazhin trondites te nepunesit dixhital!
I bej thirrje prokurorise te hetoje me perparesi akuzat e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje, ne Ministrine e Infrastruktures u zhvillua konkursi per drejtorine e Aviacionit Civil! Ky konkurs i stisur perfundoj duke nxjerre fitues, vrasesin e nje nene edhe dy femijeve te vegjel te karburanti i babait te tij ne golem! Gjiknuri legjitimon edhe njeher nje vrases i cili ka genjyer ne cv-n e tij, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e kerkuara, edhe duke e lene aviacionin civil ne duart e mafias! Bashkangjitur keni listen e fituesve edhe kerkesat e kerkuara gjasme nga Ministria, keto pike u kontestuan nga te gjithe anetaret e gares por asnje ne ministri nuk ka nderhyre pasi Z.gjiknuri ka marre mbi 100 mije euro per pozicionin ne fjale!!
Ju lutem anonim, per arsye profesionale, ju faleminderit!
Sic edhe mund te shikoni, anetaret e gares jane te gjithe njerez te respektuar, me historik ne aviacion! Ju lutem, ngrijeni si ceshtje, keto jane konkurset e edi rames! Kerkoni per kete Krislen Kerrin ne Google, rezultatet flasin vete!” /tvklan.al