Berisha dhe delegacioni italian (4 Mars 1999)
Flet Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dy nga anëtarët e delegacionit italian në Shqipëri për gjendjen e aktuale të Rendit në Shqipëri dhe për ligjin antiskaf.
Sali Berisha: “Unë iu parashtrova faktin e njohur se shkaku më madhor i mungesës së Rendit është mafia politike në pushtet. Kjo është e deklaruar nga vetë koalicioni qeveritar dhe përgjersa kjo mafie të trajtojë problemet e Rendit, Shqipëria nuk do të ketë Rend por do të ketë trafiqe.”
E pyetur nga gazetarja një anëtare e delegacionit italian tha se ligji antiskaf i hartuar nga Qeveria Shqiptare nuk ka dhënë rezultatet e duhura për të penguar trafikun klandestin. Ky është edhe qëllimi i ardhjes së delegacionit tonë në Shqipëri. Për të penguar këte trafik forcat e Policisë Italiane janë vënë në gadishmëri në territorin shqiptar. Ne biseduam sot me ish Presidentin Berisha dhe ishim të një mendje përsa i përket konstatimit të tij se pushtetit të sotëm i mungon vullneti politik për të përballuar këtë situatë të rëndë të kriminalitetit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego