Berisha: Ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar!
Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, e ka përshëndetur edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale Berisha e cilëson këtë “një ditë historike për Kosovën dhe kombin shqiptar!”
“Kjo marrëveshje është një arritje historike për Kosovën dhe kombin shqiptar dhe një sukses i padiskutueshëm i diplomacisë së SHBA dhe personalisht e presidentit Donald Trump dhe përfaqësuesve të tij. Marrëveshja do shënojë një kthesë të madhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe në bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal. Me këtë rast le të urojmë përzemërsisht qeverinë dhe popullin e Kosovës dhe të shprehim mirënjohjen tonë më të thellë SHBA dhe presidentit Donald Trump për rolin e tyre përcaktues në arritjen e kësaj marrëveshje historike”, shkruan ish-Kryeministri Berisha./tvklan.al