Berisha drejt Anglisë, Lenjani pëlqehet nga Werder
Shtohen zërat për kalimin e Etrit Berishës në Premier League. Pas Aston Villa është edhe Everton sipas gazetës “Sunday Express”. Ronald Koeman interesohet për portierin e Kombëtares.
Ai ka një buxhet merkatoje 100 milionë paund. Ermir Lenjani mund të ndryshojë sërish kampionat.
Gazeta “L’Equipe” shkruan se 26-vjeçari ka tërhequr interesin e Werder Bremen dhe AEK të Athinës. Mundësi interesante për Lenjanin, i cili është nën kontratë me Rennes deri në qershor të 2017. Sezonin e fudit ai u huazua te Nantes.
Skuadra e Pescara nuk heq dorë nga Arlind Ajeti. Mbrojtësi i cili bëri një paraqitje të mirë në Europian mund t’i bashkohet Ledian Memushajt.
Ekipi abrucez është ngjitur në Serie A. Sipas mediave italiane paga është një pikë ku palët nuk kanë rënë dakord. Bekim Balaj i është bashkuar ekipit të tij të ri Terek Grozni në kampin stërvitor në Austri.
Sulmuesi i Kombëtares firmosi një kontratë 3-vjeçare me të drejtë edhe për një vit tjetër me ekipin çeçen që merr pjesë në Superligën e Rusisë. /TV KLAN