Berisha drejtuar Institutit Demokratik Amerikan: Procesi zgjedhor, i manipuluar (8 Shtator 2000)
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka takuar sot përfaqësues të Institutit Demokratik Amerikan të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të parë nga afër procesin zgjedhor. Pas takimit ata kanë ndalur përpara gazetarëve, por ata nuk kanë pranuar të flasin duke deklaruar se të dielën do të japin konferencën e tyre për shtyp. Ndërsa Berisha, tha:
“Unë diskutova gjërësisht me përfaqësues të Institutit Demokratik Republikan. U deklarova dhe aktova atyre se kemi të bëjmë me një proces elektoral të manipuluar njëlloj si romanet e Garcia Markez. Argumentat kryesore për këtë janë, së pari përjashtimi total i opozitës nga vendimmarrja, komisioni familjaro-politik qendror i zgjedhjeve, përjashtimi i kohës në raportin 9 me 1 dhe 8 me 1, opozitë-televizion dhe heqja e kohës së aktiviteteve politike partiake nga televizioni qeveritar me qëllim që të mos mund të marrin vesh zgjedhësit shqiptarë alterntivat e partive politike. Së dyti, një propozim tjetër që mund të krijojë kolapsin e plotë të procesit zgjedhor është loja e ndyrë që qeveria ka bërë nëpërmjet shërbimit informativ kombëtar nëpërmjet institucioneve të tjera në listat e zgjedhësve.”/tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego