Berisha: Dua të qëndroj tek Atalanta
Etrit Berisha dëshiron të vijojë karrierën tek Atalanta. Portieri i Kombëtares pranoi gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”. “Do të flasim më vonë. Do të më pëlqente shumë” – tha Berisha, i cili është i huazuar te bergamaskët nga Lazio.
Te skuadra kryeqytetase nuk gjeti hapësirën e duhur dhe vendosi të largohej për këtë sezon. Etrit Berisha vlerësoi Thomas Strakoshën, i cili debutoi me Kombëtaren në sfidën me Italinë në mungesë të tij. “Strakosha është i zoti. Po paraqitet mirë te Lazio. Ai është e ardhmja e Kombëtares” – tha 28 – vjeçari i cili luan në Itali prej 2013.
Etrit Berisha gjatë intervistës tha se dëshira e tij është të luajë në grupet e Champions League. deri më tani është ndalur te play off, pasi në sezonin 2015-2016 Lazio u eliminua nga Bayer Leverkusen.
Tv Klan