Berisha: Ndërprisni punimet e Bankers, ose largoni banorët e Zharrësit


Berisha: Ndërprisni punimet e Bankers, ose largoni banorët e Zharrësit

15:14 09/02/2017 https://youtu.be/XYWye83L6yQ

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qeverisë t’i japë zgjidhje problemit të banorëve të Zharrësit në Fier. Këta ta fundit ndodhen për herë të dytë brenda një muaji në grevë urie për shkak të dëmtimeve të banesave të tyre  që ata pretendojnë se janë shkaktuar nga punimet që kryhen nga kompania Bankers Petrolium.

 “Unë ndiej keqardhje të madhe për fshatarët e Zharrëzës. Kanë 100% të drejtë. Skenat që pamë së bashku janë shumë tronditëse. Ata në çdo moment mund të pësojnë aksident. Merrni ato familje: ose ndërprisni çdo lloj pune, ose ato të largohen, të shpronësohen kundrejt vlerës. Me jetë e njerëzve nuk luhet”, tha ai.

Berisha paralajmëroi bankat të mos bëhen pjesëmarrëse dhe financuese në projektin 1 miliard euro të qeverisë.

 

“Thirrje bankave te mos bëhen autore të një procesi piramidal, duan tu përdorin për të larë këta paratë e krimit, s’ka maxhorancë ne botë që do njohë një borxh të tillë, mos luani me stabilitetin tuaj”, tha Berisha.

Kritika të forta pati në adresë të qeverisë, të cilën e akuzoi për mos mbajtje të premtimeve.

Berisha kujtoi se Rama ka premtuar 300 mije vende pune, mirëpo ka nisur 200 mijë azilkërkues në Europë duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë me më shumë azilkërkues pas Sirisë që është në Luftë.

Ai ftoi shqiptarët që të bashkohen në protestën e 18 shkurtit në një lëvizje popullore kundër qeverisë./Tv Klan






Të ngjashme