Berisha e thotë troç: Basha kreu vrasjen e PD, ka marrë një vendim fatal!
Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se kreu i PD, Lulzim Basha ka kryer vrasjen e Partisë Demokratike me vendimin që mori për largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Në një lidhje direkte me “Opinion”, Berisha theksoi ky vendim i Bashës e çon PD vetëm në një satelit të Edi Ramës.
Fevziu: Ky vendim i Bashës e çon PD më afër pushtetit apo e larg prej tij?
Berisha: Ky vendim i Bashës e çon PD vetëm në një satelit të Edi Ramës. Lulzim Basha ka marrë një vendim fatal, PD ka marrë goditjen më fatale.
Fevziu: Si ndiheni nëse do e konsiderojnë aktvrasje vendimin e Bashës?
Berisha: Lulzim Basha kreu vrasjen e PD, jo aktvrasje. Ai kreu vrasjen e PD!