Berisha: Falënderimi i Ramës për Lu, dëshmi e instalimit të narko-shtetit


Berisha: Falënderimi i Ramës për Lu, dëshmi e instalimit të narko-shtetit

15:18 26/10/2017

Ish-kryeministri Sali Berisha tha të enjten se falenderimi i kryeministrit Edi Rama për ambasadorin Lu është një tjetër dëshmi e instalimit të narko-shtetit në Shqipëri.

Falenderimi Norieges për ambasadorin Lu, dëshmi tjetër tragjike e instalimit të narko-shtetit ne Shqipëri!

”, shkroi Berisha.

Më herët të enjten, ambasadori amerikan Donald Lu tha se “

Nuk do të ishte e përshtatshme për mua te them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por është jashtezakonisht e rëndesishme që ju si drejtues të shoqërisë civile,ju si të rinj, ju si qytetar të Shqipërisë zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike, u përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet te jetë mbi ligjin.”

Ambasadori po ashtu solli edhe shembullin e komunizmit kur “Shqipëria kishte problemin e turpshëm  të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshëm ne Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bardhë”, ndërsa në “në 27 vitet e fundit ky vend është përballur me problemin tjetër, me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime te tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë pa pushim.”

Menjëherë pas deklaratave të Donald Lu-së, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook, ku shkruante: “

Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre.

/tvklan.al






Të ngjashme