Berisha: Habilajt i dhuruan Tahirit syzet 5 mijë Dollarë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se vëllezërit Habilaj i kanë dhuruar ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit syzet optike që ai mban, vlera e të cilave sipas tij shkon në 5 mijë Dollarë.
Në denoncimin e “qytetarit dixhital”, thuhet se këto syze janë të markës “Maybach” dhe konsiderohet si firma më e shtrenjtë. Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha: Qytetari dixhital denoncon: -Habilajt i blenë Saje qorrit syze 5 mijë euro! sb “Përshëndetje doktor. Këto syze që posedon Saje "Qorri" janë të firmës së njohur Maybach, lloji hedonist, e cila cilësohet si firma më e shtrenjtë në botë dhe ku syzet optike kapin shifra marramendëse nga 5000$ e sipër.Lind pyetja: A mundet një ish-ministër dhe një deputet pa asnjë të ardhur shtesë përveç rrogës të posedojë syze të tilla ? Prokuroria të hetojë se këto syze jane dhuratë e Habilajve,anonim ju lutem”./tvklan.al