Berisha: I hapur për çdo hetim, nuk i njoh vetes asnjë imunitet për çdo çështje


Berisha: I hapur për çdo hetim, nuk i njoh vetes asnjë imunitet për çdo çështje

22:07 10/09/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në emisionin “Zonë e Lirë” këtë të premte se është i hapur për çdo hetim. Ai përsëriti edhe njëherë deklaratat që ka dhënë më parë se nuk i njeh vetes asnjë imunitet dhe mburojë për çështje të ndryshme.

“Po të kthehesh në bisedën e fundit që kemi pasur në këtë studio, ke një deklaratë të tillë, që unë nuk i njoh vetes asnjë imunitet, asnjëlloj mburoje për çdo çështje që ka të bëjë me personin tim ose me fëmijët e mi që prej ‘90-s e deri më sot. Asnjë! Kjo ka të bëjë me realitetin që ndjej unë vetëm time, por natyrisht të qenit i hapur për çdo hetim”, tha Berisha. /tvklan.al






Të ngjashme