Berisha intervistë për Parlamentin (19 Janar 1999)


Berisha intervistë për Parlamentin (19 Janar 1999)

13:22 19/01/1999

Intervistë me Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili tha se dje është arritur një deklaratë shumë e rëndësishme, janë konkretizuar qëndrime të përbashkëta të forcave politike në Shqipëri.

Unë mendoj se asgjë nuk e ndan Partinë Demokratike nga asnjë forcë tjetër politike shqiptare, e cila është e vendosur të mbrojë çeshtjen e drejtë të vëllezërve tanë në Kosovë. Unë mendoj se dje është arritur një deklaratë shumë e rëndësishme, janë konkretizuar qëndrime të rëndësishme të përbashkëta të forcave politike në Shqipëri. Kam bindjen se të tilla do të jenë dhe qëndrimet e forcave politike në Kosovë, Maqedoni me të cilat jemi në kontakte të vazhdueshme dhe në mënyrë të përshkallëzuar të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të çeshtjes sonë kombëtare.”

I pyetur nëse tryezën e djeshme do ta vazhdonte dhe për probleme të tjera me partitë e koalicionit, ai shtoi:

Ne jemi të vendosur për dialog me të gjitha forcat politike, aleancë me të djathtën shqiptare.” /tvklan.al






Të ngjashme