Berisha intervistë për Rugovën – (10 Mars 1999)


Berisha intervistë për Rugovën – (10 Mars 1999)

09:23 10/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Sali Berisha:- “Se unë personalisht nuk pranoj si të vërtetë asnjë deklaratë nga të arrestuar dhe duhet qartësuar detyrimisht të gjitha kushtet e rrethanat në të cilat bëhen deklaratat. Së dyti, më duhet të rikujtoj këtu dhe një herë se dje paradite burimet më serioze perëndimore kanë njoftuar se zoti Rugova ndodhet i plagosur dhe i arrestuar nga serbet. Se treti, mund të them se këto njoftime të sotme, këto deklarata të njoftuara sot nga mediat e Beogradit dhe pastaj të marra nga të gjitha mediat e botës, vijnë në kundërshti të plotë me intervistën qe ai ka dhënë ditën e henë botuar në “Der Spiegel” gazetares së njohur gjermane Ronata Flotau, në të cilën zoti Rugova deklaron se Aleanca duhet sa më shpejt të nisë 12 mijë ushtarë të stacionuar në Maqedoni si dhe 20 mijë të tjerë në Kosovë për të ndërmarrë luftimet. Madje shkon deri atje sa thotë duhet të kërcënojmë me një shkatërrim të plotë të serbëve. Ne këto kushte pa patur një konfermë nga burimet serioze perëndimore, të cilat mund të takohen me të në kushte, jo në kushte të sforcimit, për mua është e veshtirë të pohoj se kemi të bëjmë me ndonjë sekret tjeter./tvklan.al






Të ngjashme