Berisha ironizon qeverinë e re Rama: “Me hallva e bakllava, lum tepsia që të ka”


Berisha ironizon qeverinë e re Rama: “Me hallva e bakllava, lum tepsia që të ka”

21:59 26/08/2017

Ditën e nesërme, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të bëjë publike qeverinë e re që do të drejtojë vendin për 4 vitet e ardhshme.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar që do të zyrtarizohen ditën e nesërme. Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se qeveria e re do të jetë një tepsi, dhe këtë e ilustron përmes disa vargjeve.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Noriega nesër shpall tepsi-qeverinë!

Të dashur miq, nesër Noriega shpall para shqiptarëve tepsi-qeverinë. Pra nesër shqiptarët do shohin një pamje unike, një grup ndrikullash dhe kumbarësh të ulur rreth një tepsie të mbushur plot e përplot, dhe që duke ngrënë këndojnë këngën popullore me refrenin tashmë të njohur:

“rrofsh e qofsh o timonieri ynë 

që na e mbushe plotë tepsinë!!

me hallva e bakllava 

lum tepsia që të ka!” sb

/tvklan.al






Të ngjashme