Berisha: Ja emrat e ministrave që u filmuan tek “Santa Quaranta”
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një status në rrjetin social Facebook ku publikon emrat e ministrave që janë filmuar tek hoteli i Kelmend Balilit në Sarandë. Berisha i bëri thirrje Prokurorisë së Përgjithshme të nisë menjëherë hetimin për të bërë transparence të plotë për akuzat për këto afera të anëtareve të kabinetit aktual të degraduar të Edvin Kristaq Ramës.
Statusi i plotë i Berishës:
Qeveria e Santa Quaranta-s!apo,
-Qeveri peng e Eskobarit
Pas akuzave të mediave të huaja për;
– Mimi Kodhelin, se ka punuar si femër striptease në klubet e Athinës dhe reagimit të saj me një frazë të Thatcher e jo me proces penal ndaj autorëve të saj
– Për Ditzi Bushatin, se gjatë vizitës në Brazil ka shkuar në shtëpi publike meshkujsh dhe në vend të procesit penal Ditziu ka qepur gojën
– tani ishministri Manjani leshoi akuzën tronditese se ai ka parë videot e regjistruara nga Eskobari i Ballkanit, në të cilat kolegë të rinj ministra paraqiten në skena erotike me të dashurat e tyre.
Ndërkohë që ai nuk tregoi emrat e ministrave të filmuar, Saranda dhe Tirana gumezhijnë deri dhe me baste në klube dhe kafene për emrat e Saje qorrit në krye të listës, Gjiknurit, Beqjes etj etj. Por pavarësisht se cilët janë, dy gjera jane 100% te sigurta.
Së pari Ishministri Manjani, që ka patur dosjen e dorëzuar nga partneret tanë thotë të vërtetën me deklaratën e tij. Së këtejmi dhe heshtja e varrit nga ministrat dhe qeveria për këtë deklarate , që tashme vjen direkt nga sh ministri i drejtesisë, se dyti kjo deklarate dëshmon se vendi ka nje qeveri, ne te cilen me shumë se një e treta e saj është peng i Eskobarit të Ballkanit dhe grupeve e shërbimeve të huaja , që disponojne videot kompromentuese per ministrat aktual.
I bëj thirrje Prokurorisë se Përgjithshme të nisë menjeherë hetimin për të bërë transparence të plotë për akuzat për këto afera të anetarëve të kabinetit aktual të degraduar të Edvin Kristaq Rames! sb
/tvklan.al