Berisha: Ja kush është pronari i magazinës së drogës në Rrëshen
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nxjerrë në pah fakte të reja sa i përket magazinës së drogës të zbuluar në Rrëshen një ditë më parë.
Në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, Berisha thotë se pronar i magazinës së drogës është djali i motrës së Zef Brozit, ish Kryetar i Gjykatës së Kasacionit. Këtë fakt Berisha e ka shoqëruar edhe me një foto, ku shkruan :“Zefi dhe Kastrioti janë anash, në mes dhëndri i Kastriotit, mbështetës i thekur i Ndrec Dedës.”
“Mirditori dixhital informon:
Kastriot Reçi, që thonë çunat e krimit, nuk është pronari i pularisë së drogës në Rrëshen.
Pronari i saj është një tjetër Kastriot Reçi dhe pikërisht djali i motrës së famozit Zef Brozi, pra nipi i Zefit dhe benjamin i kryetarit të Bashkisë, që është dhe kryepronari 7 tonëve drogë të gjetur në fabriken e ngritur në pularine e nipit të Zef Brozit! "/tvklan.al