Berisha: Ja kush janë emërimet e qeverisë së kanabistanit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas emërimeve të reja në kabinetin Rama. Përmes një statusi në rrjetet sociale Berisha i cilëson si emërime në qeverinë e kanabistanit.
Sipas ish-kryeministrit, Ministria e Brendshme i është besuar Fatmir Xhafajt, të cilin ai e akuzon së bashku me të vëllanë për lidhje me drogën. Berisha thotë se Agron Xhafaj kontrollon për llogari të familjes trafikun e drogës në Vlore e Fier.
Shëndetësia, vijon ish-Kryeministri, iu besua ndrikullës Manastirliu, asistentes me çizme në të gjitha vjedhjet të famozit Beqaj.
Ndërsa Ministria e Mirëqenies sociale Berisha thotë se i besohet ndrikull Oltës, e cila thuajse është rritur në strehën varfnore të humanistes së famshme Shemsie Kadrise por që ngrihet në përgjegjësi sepse mami Neta e ka si dy here çupën e saj!!
Ministria e Pushtetit vendor, shkruan Berisha, i besohet Shalsit, hajnit të betuar me zë dhe figure se në pushtet do vjedhim me lezet./ TV KLAN