Berisha: Ja pse e kërcënon Rama Europën me bashkim me Kosovën
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar arsyet pse sipas tij, kryeministri Rama po e kërcënon Europën me bashkim me Kosovën nëse zbehen aspiratat europiane të rajonit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha tha Rama po e përdor kërcënimin për të maskuar vendosjen e banditokracisë në vend, shndërrimin e Shqipërisë në Kanabistan dhe konfiskimin e votës së lirë.
“
Noriega i Shqipërisë kërcënon Europën!
Të dashur miq, Rama përdor kërcënimin për bashkimin me Kosovën vetëm e vetëm për te maskuar:
a- Vendosjen e banditokracisë (Mobocracia) në Shqipëri. Qeverinë e tij si organizatë të mirëfillte kriminale!
b- Shndërrimin e Shqipërisë në Narkorepublikë apo Kanabistan dhe
c- Konfiskimin e votës së lirë të shqiptarevë.
Ky është rasti me klasik i asaj që thote Fridrih Nitche: “Nacionalizmi si streha e fundit e horrave”
!”, shkroi Berisha.