Berisha: Ja si asgjesuan dokumentat për Riformaton


Berisha: Ja si asgjesuan dokumentat për Riformaton

15:49 14/05/2014 berisha-ne-fb_4Pas deklaratave të një dite më parë ish-kryeministri Berisha në postimin e radhës në profilin e tij në fb, shkruan se në zyra juridike e Albcontrol me dokumentacionin që gjendej në të dhe se bashku me të dosje të narko-avionit që u nis nga Rinasi, është djegur, me urdhër të drejtores së përgjithshme të Albcontrol, Belinda Balluku. Berisha shkruan se porosia është dhënë nga kryeministri, i cili sipas tij është pagëzuar me emrin Ediskobar Rama.

Sipas ish-kryeministrit Berisha urdhëri për djegjen e zyrës është dhënë 15 min pasi narko-avionit iu thye rrota në plazhin e Divjakës dhe narko-Mitsubishit iu thye disku.

Pas një ngurimi për të djegur zyrën, urdhërin e Belindës e ka ekzekutuar vetë drejtoresha juridike e Albkontrollit Ana Shkëmbi e emëruar aty direkt nga Edivin Kristaq Rama. Pas djegies së dosjevë janë thirrur njësi antizjarri për shuarjen e tij dhe është bërë përpjekje të mbahet i fshehtë ky akt kriminal. Mësohet se, po në funksion të narkotrafikut, me porosi direkt të zotit Rama, është vendosur që t’i merret konçesionarit të aeroportit salloni i VIP-ave dhe të vihet direkt në varësi të Belindës.

Ish-kryeministri e përfundon postimin e tij duke ftuar qytetarët për të protestuar: Droga me paratë e saj t’i verbon sytë e mendjes, shton ai. Shqipëria nuk meriton kurrë të kthehet në Kolumbinë e Evropës. Protesta është detyrim për të gjithë qytetarët pa dallime partiake që e duan këtë vend. Të gjithë në protestë!

 





Të ngjashme