Berisha jep siguri tek Atalanta
Atalanta është kthyer konkurruese me afrimin e Etrit Berishës. Skuadra bergamaske mori 1 pikë me barazimin pa gola në fushën e Fiorentina. Portieri i Kombëtares shfaqi edhe kësaj here siguri në fushë.
Etrit Berisha, portier i Atalanta:
Jam i lumtur që po ndihmoj ekipin me pritjet e mia, trajneri dhe shokët e skuadrës kanë besim tek unë. E nisëm keq kampionatin, por tani jemi në rrugën e duhur. Atalanta tregoi se ka dëshirën dhe vendosmërinë, që mund të bëjë edhe më shumë.
Ky ishte takimi i pestë për 27-vjeçarin me fanellën e Atalanta. Etrit Berisha mori edhe vlerësimin e mediave italiane, që i quajnë të rëndësishme ndërhyrjet e tij. Ndeshja e radhës do të jetë me Inter në Bergamo./ TV KLAN