Berisha kërcënon Nanon nga Vlora: “1 Tetori është fundi yt” – (14 Shtator 2000)


Berisha kërcënon Nanon nga Vlora: “1 Tetori është fundi yt” – (14 Shtator 2000)

12:53 14/09/2000

Lajme Arkiva – TV KLan 2000

Sali Berisha ka mbërritur për herë të dytë në Vlorë brenda pak muajsh, që pas trazirave të ’97. Ashtu siç është bërë zakon tashmë për demokratët, kryetari i PD është pritur nga simpatizantët e tij në hyrje të Vlorës në urën e Mifolit. Berisha, ndonëse takimin e ka zhvilluar në pallatin e sportit, iu ka premtuar vlonjatëve të pranishëm se do të vijë përsëri në Vlorë, e pikërisht më 27 Shtator në sheshin e Flamurit. Edhe nga qyteti bregdetar Berisha ka lëshuar paralajmërimin e përsëritur shpesh gjatë këtyre ditëve të fundit, se loja me votën është loja me kokën.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Se loja me votën, do të jetë loja me kokën. Fundi juaj do të jetë i tmerrshëm, mos luani me votën, mos prekni votën e shqiptarëve. Vota e lirë është shpirti i lirisë sonë”.

Më tej Berisha ka premtuar se Partia Demokratike, me programin e saj elektoral, do t’i jap përgjigje urgjente varfërisë së shqiptarëve. Ku do t’i gjejmë paratë tha ai, do t’ua marrim kusarëve, që kanë përvetësuar miliarda nga ndihmat, taksat dhe vjedhja e skemave piramidale. Berisha nga Vlora i është drejtuar kundërshtarit të tij Fatos Nano.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Ai që më 14 Shtator braktisi qeverinë, ku dimërojë këtu para disa ditësh, më lejoni t’i them batharakut, se 1 Tetori është fundi yt, se ligjet do të bihen të rrepta mbi ty”.

Kryetari i Partisë Demokratike ka prezantuar kandidatin e koalicionit të djathtë për bashkinë e Vlorës, inxhinierin Esat Hasani./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme