Berisha konferencë lidhur me tryezën politike – (12 Shkurt 2001)


Berisha konferencë lidhur me tryezën politike – (12 Shkurt 2001)

15:45 12/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka ftuar sot koalicionin qeveritar, të rishikojë edhe njëherë qëndrimin e tij, lidhur me tryezën dhe kërkesat e parashtruara në të. Nuk ka asgjë më të lehtë se sa të përmbysësh një dialog apo tryezë tha ai, por kjo është e papranueshme kur ndodh në një moment të tillë, ku dialogu është elementi kryesor.

Sipas Berishës, paraqitja e socialistëve në tryezën e djeshme, ishte e keq menduar, aq më tepër që Mejdani emëroi anëtarët e rinj të KQZ, para zhvillimit të tryezës. Është e papërgjegjshme të mendosh, tha Berisha, që t’u heqësh shqiptarëve të drejtën e votës së lirë. Askush të mos guxojë ta bëjë këtë, ka përfunduar Berisha./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme