
Berisha: Mafia ka festë të madhe sonte
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar për lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se “sonte Mafia ka festë të madhe”.
Lirimi i Tahirit është bërë me urdhër të Kryeministrit Rama, thekson Berisha, duke shtuar se ky vendim godet negociatat e Shqipërisë me BE-në.
Postimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
O festë të madhe ka sonte Mafia!
Kryegjykatësi, kryeprokurori, kryekushtetuesi, kryemafiozi Edvin Kristaq Rama urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Saimir Trafikut nga pushim në shtëpi, masa që ai i dha tre javë më parë!
Me këtë vendim mbrojti jo vetëm veten dhe vëlla Olsin por edhe Fatziun dhe Geronin e tij nga sulmi sipas tyre kanibalesk i Babales!
Motivi i vendimit të krye, krye, krye, kryemafiozit Rama:
Lehtësimi i hapjes së negociatave me BE!?
Operacioni ‘Forca e Krimit’ arriti sot fitoren më të shkëlqyer! O festë të madhe ka sonte Mafia! /
tvklan.al