Berisha: Me ndryshimet e Ramës, zgjedhjet anti-kushtetuese
“Kërkon të grabisë mandatin e tretë”
Ish- Kryeministri Sali Berisha i ka cilësuar antikushtetuese dhe antiligjore zgjedhjet që sipas tij po përgatit në 25 Prill 2021 mazhoranca përmes ndërhyrjeve në Kushtetutë dhe Kodin Elektoral.
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha se Rama po kërkon një mandat të tretë me grabitje kushtetuese.
Ish-Kryeministri nuk la pa komentuar edhe deklaratën e bërë nga Rama në Vlorë, i cili shprehu kandidimin e tij si deputet në këtë qark në zgjedhjet e 25 Prillit.
Sipas tij, Kryeministri Rama u largua nga Durrësi menjëherë sapo mori vesh që në atë qytet do kandidonte edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.
Tv Klan