Berisha, mes më të mirëve në kontinent


Berisha, mes më të mirëve në kontinent

15:50 16/05/2017

Etrit Berisha është një nga portierët më të mirë në qarkullim. Ky është përfundimi i studimit të kryer në 5 ligat më të rëndësishme të Europës nga Observatori Ndërkombëtar i Futbollit pranë Universitetit të Njoshatelit.

Në këtë vlerësim janë përfshirë lojtarë të cilët janë aktivizuar të paktën 2000 minuta. specialistët e këtij instituti shkencor analizuan të dhënat e futbollistëve dhe vlerësuan njëlloj me Berishën me Ter Stegen të Barcelona dhe Oblak të Atletico Madrid.

Etrit Berisha renditet më lart në këtë klasifikim se Gianluiggi Buffon. Portieri më i mirë sipas Observatorit Ndërkombëtar të Futbollit është Manuel Neuer i Bayern Munchen. Specialistët publikuan edhe formacionin më të mirë, ku në sulm së bashku me Cristiano Ronaldo e Messi është edhe Mertens i Napoli.

 

Tv Klan

 






Të ngjashme