Berisha: “Mister Plehu”, autori i katastrofës së helmeve të groposura në Shqipëri 


Berisha: “Mister Plehu”, autori i katastrofës së helmeve të groposura në Shqipëri 

18:21 03/03/2017

Ish – Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin se mijëra ton lëndë kimike shumë të rrezikshme janë groposur në Shqipëri. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social

Facebook, 

Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama se ai është autori i katastrofës më të rrezikshme për shëndetin e shqiptarëve.

“Ngushtohet laku në fytin e kryekumbarës së helmeve! 

Cikloni i 30 mijë ton helme të rrezikshme vjen në Shqipëri.

Edi Rama apo “mister Plehu” është autori i katastrofës më të rrezikshme për shëndetin e shqiptarëve.

Ai bën të paditurin për krimin e tij të shëmtuar, groposjen në Shqipëri të mbi 30 mije ton lëndësh tejet helmuese dhe jetëgjata dhe të pa neutralizueshme!

-Janë qindra qytetarë që kanë parë karvanë makinash të huaja të gjata që udhëtonin drejt Jugut, por edhe Matit dhe Dibrës, por dhe Qafë Mollës.

Përshëndes vendimin e prokurorisë për fillimin urgjent të hetimeve! 

Përshëndes parlamentaret italian për hetimin e nisur!”./

tvklan.al






Të ngjashme