Berisha miting në Gjirokastër, prezantohet kandidati për kryetar bashkie – (13 Shtator 2000)


Berisha miting në Gjirokastër, prezantohet kandidati për kryetar bashkie – (13 Shtator 2000)

15:21 13/09/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Partia Demokratike paraqiti sot në Gjirokastër kandidatin për kryetar bashkie të qytetit Ylli Asllani. Në mitingun e organizuar kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përsëritur dhe sot thirrjet e tij për protesta popullore në emër të mbrojtjes së votës. Berisha tha, se PD është për bashkëjetesë sa më të mirë me minoritetin, por edhe emigrantët shqiptarë në Greqi duhet të trajtohen si edhe grekët në Shqipëri.

Sali Berisha, Kryetar i PD:- “Se çdo akt, duke shfrytëzuar qeverinë, përfaqësues të rracizmave antishqiptare në Tiranë, kanë favorizuar helenizimin me tentakulat e mafies greke, do të deklarohet i paqenë. Pala jonë janë për një biznes të ndershëm me fqinjët. Do të kenë hapësirë të plotë, por jo të përdorin ekonominë për helenizim. Kjo do të jetë e papranueshme”.

Kryetari aktual i bashkisë Ylli Asllani, që rikandidon sërish për këtë post tha, se gjatë drejtimit të bashkisë së Gjirokastrës nga PD është arritur të ndërtohen 40 objekte të reja për qytetin dhe të vihet bashkëpunimi dhe binjakëzimi me dhjetëra institucione të shumta të Europës. Sipas Asllanit, kjo ka çuar rigjallërimin e vlerave kulturore të këtij qyteti dhe në kthimin e tij në një metropol të jugut./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme