Berisha ndihmon Atalantan në fitoren 3-0


Berisha ndihmon Atalantan në fitoren 3-0

15:09 30/10/2016

Atalanta e Etrit Berishës fitoi 3-0 ndaj Genoas. 2 gola nga Kurtic, që në pjesën e parë të takimit, ku Berisha nuk u shqetësua nga sulmi i Genoas.

Në pjesën e dytë portieri i kombëtares shqiptare bëri disa pritje. Një prej tyre, thuajse mrekulli e tij në minutën e 76, i mohoi golin Pavoletti fare pranë portës. Goli i sigurisë erdhi në fund të takimit nga mesfushori Gomez.

Mbrëmjen e së shtunës Juventus fitoi 2-1 me Napolin duke ruajtur vendin e parë në renditje. Bonucci kaloi në avantazh torinezët në të 50’, por festa zgjati vetëm për pak minuta pasi Callejon barazoi rezultatin, duke përfituar nga gabimet në mbrojtje kundërshtare.

Golat bënë që të dy ekipet të zhvillonin një lojë më sulmuese, por ishte Juventus që u shpërblye. Higuain ndëshkoi ish-ekipin e tij duke realizuar në minutën e 70’./ TV KLAN






Të ngjashme